VIDEO/ Vrasja në Pogradec, bashkëshortja e autorit tronditet kur mëson se komshiu ka ndërruar jetë

schedule20:24 - 7 Shtator, 2022

schedule 20:24 - 7 Shtator, 2022

Një sherr për pronën është kthyer në tragjedi në fshatin Gështenjas në Pogradec.

63-vjeçari Fatmir Manellari ka vrarë me thikë komshiun e tij 65-vjeçarin Safet Hyskollari, pasi autori pretendonte se viktima kishte ndërtuar gardhin në pronën e tij.



Viktima

65-vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Pogradecit, ndërsa autori është ende në kërkim nga policia.

Ndërkohë bashkëshortja e autorit dhe familjarët janë shokuar në momentin kur kanë marrë vesh se komshiu i tyre kishte ndërruar jetë në spital.

Ata e kanë marr vesh lajmin e hidhur përmes medias.

Ndërkohë që djali i autorit dëgjohet teksa thotë në video se ai e ka kërkuar babain e tij në të gjithë zonën por nuk ka asnjë gjurmë të tij.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!