Momentet e fundit të blogerit rus Vladlen Tatarsky, i cili u vra në Shën Petersburg të dielën e kaluar, janë kapur nga pamjet brenda kafenesë ku ndodhi shpërthimi vdekjeprurës, gjatë fjalimit të tij.
Videot që qarkullojnë në rrjet, tregojnë blogerin ushtarak, një mbështetës i zëshëm i pushtimit rus të Ukrainës, duke hapur një kuti që kishte brenda në të një statujë.
‼️ The moment of the explosion in a cafe in St. Petersburg, the last seconds of the life of propagandist Vladlen Tatarsky (Maxim Fomin)#Tatarsky puts the bust back in the box, the listener asks a question about the destruction of bridges in Ukraine, and at that moment an… pic.twitter.com/sbv3BAxA12
— NEXTA (@nexta_tv) April 3, 2023
Pak çaste më vonë, teksa e vendos përsëri statujën në kuti, ndodh shpërthimi.
“Dhurata” që iu ofrua kishte në të një mjet shpërthyes dhe u soll në kafene nga Daria Trepova, një e re që u arrestua nga autoritetet e Shën Petersburgut.
Në videot e momenteve të fundit të Tatarsky shfaqet edhe vetë Trepova, të cilën blogeri e fton të ulet afër skenës, duke e quajtur “Nastia”, emri me të cilin thuhet se është prezantuar.
/abcnews.al