Sderot, me një popullsi prej 30,000 banorësh, që është tre kilometra larg Rripit të Gazës, ishte një nga qytetet e para që pagoi me gjak për pushtimin e Hamasit në Izraelin jugor. Në një video që qarkullon në internet, tregon dy gra që përpiqen të arratisen ndërsa një furgon i bardhë me terroristë u afrohet atyre.
Gratë detyrohen të vrapojnë dhe të fshihen pas automjetit të tyre derisa ushtarët izraelitë arritën të shtyjnë palestinezët prapa. Në fakt, nga shkëmbimi i zjarrit duket se njëri prej të dyve ka mbetur i plagosur. Incidenti ndodhi të shtunën, menjëherë pas sulmit të befasishëm të grupit islamik palestinez ndaj Izraelit.
/abcnews.al