Mërgim Vojvoda ka gjetur golin e parë sezonal. Mbrojtësi dardan ka shënuar golin e barazimit për Standart Liege në ndeshjene fituar 2-1 kundër Oostendes së Sidrit Gurit.
24-vjeçari është një titullar fiks i Standardit dhe ka barazuar shifrat në minutën e 80-të. Mbrojtësi i djathtë nisi vetë aksionin, kombinoi me Carcela-Gonzales dhe lëshoi një diagonale të bukur me të jashtmen.
Topi në rrjetë dhe festë në stadium. Guri e nisi ndeshjen nga stoli për ekipin mik, teksa është futur në lojë në minutën e 56-të. Katër minuta më vonë u ndëshkua me karton të verdhë. /abcnews.al
? Mergim Vojvoda ? KV Oostende (1-1) ?#STAKVO #RSCL pic.twitter.com/jyA7doOMvR
— Standard de Liège (@Standard_RSCL) January 27, 2020