VIDEO/ Vodhi një shumë parash në një hotel në Tiranë, policia nis punën për kapjen e 17-vjeçarit

schedule16:42 - 29 Qershor, 2024

schedule 16:42 - 29 Qershor, 2024

Policia e Tiranës ka nisur punën për kapjen e një 17-vjeçari, pasi dyshohet se ka vjedhur nje shumë parash në një hotel në kryeqytetet.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën Fortuzi, ndërsa uniformat blu bëjnë me dije se autori i dyshuar ka qenë i punësuar në hotelin si recepsionist.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë dhe po punojnë për kapjen e një 17-vjeçari, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një hotel, në rrugën “Fortuzi”, ku ka qenë i punësuar si recepsionist.

Materialet i kaluan Prokurorisë.”, thuhet në njoftimin e policisë.

/abcnews.al