Armando Brojës i kanë mjaftuar 14 minuta lojë për të gjetur golin e radhës me Vittese. Sulmuesi nga Malësia e Madhe e nisi nga stolin sfidën e sotme shtëpiake ndaj Venlo.
Vendasit dominuan totalisht dhe e mbyllën në avantazh të trefishë pjesën e parë. Vitesse ka reaguar dhe ka shkurtuar rezultatin me anë të 19-vjeçarit të kombëtares kuqezi.
Broja mori një asist nga Openda në minutën e 60-të dhe dërgoi topin në rrjetë me një goditje potente. Ky ishte goli i shtatë sezonal në Eredivisie për golashënuesin më të mirë të Vitteses. /abcnews.al