Është dashur të kalojë një orë lojë që të zhbllokohet ndeshja Bologna-Inter. Vendasit kanë shënuar pas një sulmi të gjatë dhe në stadium ka shpërthyer festa.
Roberto Soriano është autori i golit për ekipin e Mihajlovic. 28-vjeçari lëshoi një goditje të fortë nga jashtë zone dhe u ndihmua nga devijimi i De Vrij për të mposhtur Handanovic. Topi në rrjetë dhe Bologna në avantazh, ndërsa ekipi i Antonio Contes ka rreth gjysmë ore kohë për të evituar humbjen. /abcnews.al