VIDEO/ Vjen goli i parë në Parma, Nicolaescu befason Kosovën

schedule21:07 - 3 Shtator, 2020

schedule 21:07 - 3 Shtator, 2020

Vjen goli i parë në ndeshjen Moldavi-Kosovë, që po luhet në Parma të Italisë për llogari të Nations League. Dardanët e nisën mirë takimin, por në avantazh kanë kaluar “vendasit”.

Ion Nicolaescu është autori i golit në minutën e 19-të. Sulm nga e djathta e moldavëve, portieri Muric priti një goditje me kokë për momentin.

Sulmuesi Nicolaescu përfitoi nga topi i grushtuar dhe e dërgoi në rrjetë, duke zhbllokuar sfidën dhe duke i dhuruar avantazhin kombëtares së tij. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!