VIDEO/ “Vjedhje, vjedhje!” Evra shpërthen ndaj “France Football”

schedule12:41 - 1 Dhjetor, 2021

schedule 12:41 - 1 Dhjetor, 2021

Edhe pas dy ditësh që “Topi i Artë” shkoi në duart e Lionel Messit për herën e 7-të si askush tjetër deri tani, vazhdon të ketë diskutime dhe polemika për të.

Të shumtë janë ata që mendojnë se ky çmim individual më shumë se çdo herë tjetër duhet të përfundonte në duart e Robert Lewandowskit.

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Patrice Evra, ditën që do mbahej ceremonia e ndarjes së çmimit të Topit të Artë, “uroi” Messin për çmimin, por duket se një urim i tillë ka qenë vetëm një ironi nga ana e ish-Juventusit.

Ndërsa pas triumfit nga ana e Messit ka ardhur edhe reagimi gjithë zhgënjim i Evra në një video të postuar në instagram, ku flet  për vendimet e “Francë Football”, ku sipas tij Topi i Artë duhet ti shkonte Robert Lewandowskit dhe jo Lionel Messit dhe kjo nuk ka të bëjë me urretje siç është përfolur nëpër media.

“Më thonë se kam humbur tri finale të Ligës së Kampionëve kundër tij, prandaj e urrej atë, por nuk është kështu. Xavi dhe Iniesta do ta kishin merituar Topin e Artë, por iu dhanë  Messit. Njerëzit mund të thonë: ‘Cristiano është miku yt, prandaj e urren Messin’. Messi ka pasur një sezon të mrekullueshëm. Por Leëandoëski ka qenë më i miri këtë vit dhe vitin e kaluar.

Më vjen shumë keq për Lewandowskin. Njerëzit e “France Football” duhej të shpiknin një trofe për të, sepse ndiheshin fajtorë. Ata e dinë se ky është korrupsion. Njerëzit duhet të hapin sytë. Nuk jam unë personi që mund të thotë se kush e meriton një çmim dhe kush jo. Por të gjithë shkruajnë: vjedhje, vjedhje, vjedhje. Njerëzit nuk janë dakord për këtë çmim. Jam i sigurt se, nëse do të bëj një sondazh se kush duhej ta kishte fituar “Topin e Artë” mes Messit dhe Lewandowskit, do ta fitonte Lewandowski. Cili është interesi për futbollin? Tifozët. Duhet t’i dëgjoni dhe t’u jepni disa shpjegime”, shprehej Evra.

Ndërsa ish-mbrojtësi francez është gjithashtu i pakënaqur edhe me çmimin e “Yashin” që e fitoi Donnaruma, ku sipas Evra duhet të ishte triumfues portieri i Chelsea, Edouard Mendy.

“Kemi nevojë për një shpjegim nga “France Football”. Pse nuk e fitoi Mendy çmimin e portierit më të mirë? Sepse është afrikan. Afrika ka pasur gjithmonë një vëmendje të vogël, por për fat të mirë gjërat po ndryshojnë”, përfundoi Patrice Evra.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Patrice Evra (@patrice.evra)

/f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!