Po kalojnë një sezon vërtetë zhgënjyes. “Katalanasit” e Barcelona-s janë mundur mbrëmjen e kësaj të shtune, me rezultatin e thellë, 5 me 3, në “shtëpinë” e tyre, nga “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit spanjoll të futbollit, La Liga, duke lëkundur jo pak pozitat e teknikut, Xavi në stolin e “Blaugranave”.
Për djemtë e teknikut, Xavi rrugën e rrjetës e gjeti Ilkay Gundogan, Pedri, si dhe një gol erdhi me autogol, në minutat 60’, 68’ e 71’, ndërsa për “Të Verdhët” kundërshtarë sferën në rrjetë e çuan Gerard Moreno, Ilias Akhomach, Goncalo Guedes, Alexander Sorloth e Jose Luis Morales, në minutat 41’, 54’, 84’, 99’ e 102’, duke “vulosur” një përballje spektakolare.
Falë këtij rezultati, Barcelona mbetet në kuotën e 44 pikëve dhe rrezikon seriozisht prezencën në UEFA Champions League, sezonin e ardhshëm, me “Los Colchoneros”, Atletico Madrid dhe “Baskët” e Athletic Club, që ndjekin “Katalanasit” hap pas hapi. Në krahun tjetër, “Nëndetëset e Verdha” të Villarreal ngjiten në kuotën e 23 pikëve dhe pozicionohen në vendin e 14-të. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: