VIDEO/ Vikingët shqiptarë: 5 gola kuqezi në Norvegji, njëri shënon si CR7

schedule08:59 - 13 Shtator, 2020

schedule 08:59 - 13 Shtator, 2020

23 vjeç, luan si mesfushor dhe është në fokusin e Kosovës. Quhet Zymer Bytyqi dhe në janar luajti një pjesë në miqësoren kundër Suedisë. Në të shkuarën ka qenë pjesë e moshave të Norvegjisë, duke e nisur më U17, e për të kaluar tek U19 dhe U21.

Bytyqi është pjesë e Viking në Norvegji dhe një ditë më parë shënoi 2 gola në triumfin 3-5 të skuadrës së tij në transfertë kundër Kristiansund. Njëri prej golave ishte një kryevepër, me një goditje nga distanca dhe topi që merr trajektore të çuditshme, sikurse ia jep Cristiano Ronaldo.

Në fakt gjithçka foli shqip në triumfin e djeshëm të Viking. Sulmuesi Veton Berisha shënoi dy golat e parë të ndeshjes. 26-vjeçari deri në vitin 2017 ka qenë pjesë e Norvegjisë, ndërkohë që sivjet ka gjetur vetveten dhe numëron 10 gola.

Vulën fitores së Viking ia vuri Ylldren Ibrahimaj, duke shënuar golin e pestë të takimit katër minuta nga fundi i ndeshjes. Sulmuesi anësor, 24 vjeç, gjithashtu është në fokusin e Kosovës dhe është aktivizuar në miqësoren e janarit me Suedinë, sikurse Bytyqi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!