VIDEO/ Vidhte automjete dhe i shiste, arrestohet 24-vjeçari në Fier

schedule11:53 - 26 Korrik, 2024

schedule 11:53 - 26 Korrik, 2024

Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi u zbulua se vidhte automjete.

Gjatë operacionit u sekuestruan 2 automjetet e vjedhura. Gjatë një jave, ka rezultuar se 24 vjecari ka vjedhur 1 automjet, të cilin e ka shitur në fshatin Barbullinjë, ndërsa automjetin tjetër e ka marrë me qira në Fier, me qëllimin për ta shitur në Sarandë.

Komisariati i Policisë Fier, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë bërë të mundur kapjen në flagrancë të këtij shtetasi, në momentin që do shiste automjetin, në një servis në Sarandë, dhe më pas arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

/abcnews.al/