Interi ka arritur të marrë një tjetër fitore shumë të rëndësishme në Seria A, duke mposhtur me shifrat 2-0 Spezian në “Giuseppe Meazza”.
Një gol për secilën pjesë u ka mjaftuar zikaltërve për të dalë me 3 pikë nga ky duel, duke vazhduar kështu të jetë pjesë e 3 skuadrave të vendeve të para.
Një moment shumë interesant në këtë takim ndodhi kur Arturo Vidal po inkuadrohej në ndeshje, atje ku e ngacmoi personin përgjegjës për zëvendësimet, duke ia kapur të dy veshët e tij.
Kjo nuk është natyrisht hera e parë që ai bën veprime të tilla duke u bërë viral në rrjete sociale.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) December 1, 2021
/f.a/abcnews.al