Tre shqiptarë në fushë, njëri protagonist me gol, por Lazio zhgënjen në miqësoren me SV Meppen të Valdet Ramës. Ekipi i Serie A ka barazuar 1-1 me ekipin e ligës së tretë në Gjermani.
Strakosha e Hysaj ishin titullarë, sikurse edhe Vedat Muriqi që shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij pas 19 minutash lojë. Lazio nuk e ruajti dot epërsinë.
https://streamable.com/hyu738
Immobile, i cili u aktivizua në pjesën e dytë, kishte mundësinë të shënonte me penallti dhe nuk ia doli dot. Portieri i Meppen e ndali atë, ndërkohë që për t’u përmendur është edhe ndëshkimi me karton të kuq i Joaquin Correa. /abcnews.al