Vetëm katër minuta lojë kanë kaluar dhe menjëherë ka ardhur goli i parë i mbrëmjes në Champions League. Ka qenë Atletico Madrid që ka kaluar në avantazh përballë Liverpool, në “Ëanda Metropolitano”.
Ishte një goditje këndi e ekzekutuar nga Koke që solli golin. Kapiteni i Atleticos kroson në mënyrë të shkëlqyer dhe mbrojtja e Liverpool nuk arrin të largojë dot. Aty është Saul që përfiton dhe ndëshkon Alisson me të djathtën, nga një distancë e afërt./abcnews.al
Champions League
Atletico – Liverpool 1-0
Saul 4′

