VIDEO/ Vetëm 21-vjeç, francezi thyen rekordin e fundit të legjendës së notit Michael Phelps

schedule12:29 - 24 Korrik, 2023

schedule 12:29 - 24 Korrik, 2023

U thye këtë të diel, më 23 korrik, rekordi i fundit që i përkiste ende amerikanit Michael Phelps.

Francezi Leon Marchand, vetëm 21 vjeç, ka regjistruar kohën më të shpejtë në histori në 400 metra stil i përzier, duke e ulur me më shumë se një sekondë kohën e legjendës së notit, të arritur në Lojërat Olimpike të Pekinit, në 2008, 4:03.84.

Tani, në Botërorin e Fukuokas, në Japoni, Marchand notoi 400 metra për 4 minuta e 2.5 sekonda. Vetë Michael Phelps, fitues i 28 medaljeve olimpike gjatë gjithë karrierës së tij, 23 prej të cilave të arta, ishte i pranishëm në ceremoninë e dorëzimit të medaljes së artë francezit, duke e përgëzuar për këtë arritje./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!