Autoritetet holandeze ne Roterdam kanë arrestuar një 20 vjecar shqiptar dhe sekuestruar 160 mijë euro cash nën akuzën e pastrimit të parave. Shqiptari ishte duke udhëtuar përgjatë autostradës Roterdam-IJsselmonde kur befas u ndal nga policia.
Policia e Roterdamit kishte rënë në gjurmët e shqiptarit rastësisht, gjatë një patrullimi rutinë. 20 vjeçari, sipas autoriteteve, kishte shfaqur sjellje jo normale, ndaj dhe policia kishte dyshuar se ai diçka fshihte. Kështu që vendosën ta ndiqnin.
Nën drejtimin e një makine tip “Audi” ai u ndal në rrugën Roterdam-IJsselmonde.
Gjatë ndjekjes, agjentët kishin parë që 20 vjeçari kishte hyrë në një ndërtesë, dhe disa minuta më pas kishte dalë prej aty, me një çantë shpine, të cilën mezi e zhvendoste. Menjëherë pas kësaj, ata kishin vendosur ta ndalonin, dhe të ushtronin kontroll ndaj tij. Dyshimi i tyre rezultoi i saktë. Ndërsa kontrolluan makinën, ata gjetën çantën e shpinës bosh. Më pas ushtruan kontroll më të imtësishëm në gjithë makinën, ku gjetën 160,000 euro cash, të cilat ishin fshehur në brendësi të kamios.
Menjëherë autoritetet holandeze, ndaluan 20 vjeçarin shqiptar, gjithashtu sekuestruan makinën dhe sasinë e eurove të gjetura.
Policia holandeze, ka ngritur dyshimin se sasia e parave është përfituar nga aktivitete kriminale, por nuk ka bërë me dije identitetin e shqiptarit./abcnews.al
Agenten doorzochten dinsdagmiddag langs de A16 de auto van een 20-jarige man uit Albanië. Ze vonden in een verborgen ruimte in de middenconsole 160.000 euro aan contant geld en hielden de Albaniër aan op verdenking van witwassen. https://t.co/dizQgoQ39O pic.twitter.com/gvRJ5XdNAA
— Politie Eenheid Rotterdam eo (@POL_Rotterdam) October 30, 2019