Max Verstappen në telashe për një video të postuar në rrjetet sociale. Kampioni i botës në Formula 1 është filmuar duke kaluar me shpejtësi të madhe me makinën e tij, një Aston Martin Valkyrie, pranë Nice.
“Trimëria” e hollandezit është publikuar në rrjetet sociale nga miku i tij dhe trajneri personal Mark Cox. Në video piloti i Red Bull shihet duke udhëtuar me shpejtësi mbi 120 km/h, në vend të shpejtësisë së lejuar prej 90 km/h, në tunelin Canta-Galet, përgjatë autostradës së Nicës.
Verstappen duket se ka kryer edhe dy kundërvajtje të tjera rrugore. Piloti i Red Bull mban kufje (në Francë është e ndaluar) për t’u mbrojtur nga zhurma e V12 Cosëorth me 1160 kuaj fuqi në total, duke marrë parasysh edhe motorin elektrik të bashkuar.
Më pas, Verstappen kompleton një parakalim duke hequr dorën e djathtë nga timoni për të treguar ekranin e kilometrazhit. Duke qenë se nuk u kap në flagrancë, piloti i F1 rrezikon një gjobë deri në 750 euro./ h.ll/abcnews.al
Max Verstappen driving Adrian Newey’s unique masterpieces with one hand and wearing headsets ? bro thinks he is in a stream
pic.twitter.com/0r8MhqVMfN— ahmed baokbah ???✈️ (@ahmed_baokbah) August 19, 2023
? | Max Verstappen could be prosecuted for the video of him driving the Aston Martin Valkyrie.
He is seen driving at 124 km/h instead of 90 km/h, 34 km/h over the speed limit.
He keeps to the left-hand lane, which is forbidden under the Highway Code.
He wears a helmet while… pic.twitter.com/YABgel6IdP
— Fastest Pitstop (@FastestPitStop) August 22, 2023