Është mbyllur Çmimi i Madh i Formula 1 në Monaco. Fitues i garës është shpallur Max Verstapen, që fluturoi në rrugët e ngushta t principatës, ndërsa në vendin e dytë u rendit ferraristi Carlos Sainz, i cili merr kështu podiumin e parë në karrierë me Ferrarin.
Pa nisur gara Ferrari mori lajmin e keq se makina e Charles Leclerc nuk është rikuperuar nga dëmtimi i pësuar në prova ditën e djeshme dhe nuk është e mundur të futet sot në garë, ku pritej të nisej nga vendi i parë, pasi pati fituar provat zyrtare në garën e shtëpisë së tij, të cilën nuk e mbyll dot për të dytin vit radhazi.
He'll never forget this day#MonacoGP ?? @Max33Verstappen pic.twitter.com/eJJpEBpqUC
— Formula 1 (@F1) May 23, 2021
Tërheqja e Leclerc futi në podium Carlos Sainz dhe i dhuroi kryesimin Max Verstapen, teksa i dyti u nis Valteri Bottas. Ky i fundit në xhiron e 31 u fut në pit-stop, por nuk doli më për shkak se aksi i njërës prej gomave u bllokua dhe ishte e pamundur të ndërrohej. Në të tilla kushte mekanikët e parkuan makinën menjëherë në garazh.
What a day #MonacoGP ?? #F1 pic.twitter.com/RPUYZVRSFL
— Formula 1 (@F1) May 23, 2021
Pas daljes së Bottas vendet e treshes së parë nuk ndryshuan. Verstapen ishte gjithmonë një hap para Sainz, ndërsa Norris nuk mund të rrezikonte për të kaluar ish-shokun e skuadrës dhe u kënaq me podiumin, duke bërë një paraqitje shumë të mirë.
LAP 31/78
Drama in the pit lane!
Mercedes cannot get the nut off the front right tyre… Bottas is OUT!#MonacoGP ?? #F1 pic.twitter.com/U1nQfz1eIK
— Formula 1 (@F1) May 23, 2021
Ndërkohë Hamilton e mbylli garën shumë poshtë, në vendin e shtatë. Red Bull, falë Verstapen kryeson renditjen e konstruktorëve për herë të parë që nga vitit 2013. Verstapen merr kreun e renditjes për pilotët me 105 pikë, 4 më shume se Hamilton, që sot fitoi edhe pikën e xhiros më të shpejtë, e regjistruar në xhiron e 70./abcnews.al