Verona luajti sot shansin e parafundit për të siguruar mbijetesën në Serie A, teksa në arenën “Marc’Antonio Bentegodi” u shtang në barazimin 1 me 1, në sfidën ndaj Empoli e vlefshmë për javën e 37-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.
Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, me rrjetën e parë të sfidës që u sigurua nga vendasit pas goditjes potente të Gaich, në minutën e 61’-të të sfidës, mirëpo një gol i “beftë” i Petar Stojanovic, në minutën e 96’-të të sfidës shtangu vendasit, të cilët shpërdoruan një mundësi të artë.
Me këtë rezultat Verona mbetet po në vendin e 18-të të renditjes, me vetëm 31 pikë, po aq sa Spezia e vendit të 17-të dhe është vetëm 90 minuta larg rënies ose mbijetesës në Serie A. Në krahun tjetër, Empoli arriti në kuotën e 53 pikëve dhe mbetet komod në vendin e 14-të të renditjes. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: