Verona nuk ia doli të merrte pikë përballë Sassuolos. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Bentegodi” u mbyll me fitoren 0-1 të miqve. Filip Djuricic shënoi një supergol në fillimin e pjesës së dytë dhe i dhuroi tre pikë të rëndësishme ekipit të tij.
Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani e nisën ndeshjen si titullarë, si zakonisht. Mbrojtësi shqiptar u zëvendësua në minutën e 82-të (u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e gjashtë), ndërsa kolegu dardan e zhvilloi të plotë ndeshjen.
Ky rezultat e mban ekipin veronez në vend të 15-të me 9 pikë, ndërsa Sassuolo renditet dy pozicione më lart falë golavarazhit më të mirë. /abcnews.al
Verona – Sassuolo 0-1
(Djuricic 50′)