Surprizë në “San Siro”. Interi nuk e ka marrë akoma veten nga humbja e mesjavës kundër Dortmundit në Champions League. Djemtë e Contes po luajnë kundër Veronës, e cila ka kaluar në avantazh. Valerio Verre u tregua i saktë nga pika e penalltisë dhe vendosi heshtjen në stadium në minutën e 19-të.
Amir Rrahmani e ka nisur ndeshjen si titullar për ekipin mik, si zakonisht, ndërsa Marash Kumbulla vazhdon të jetë i dëmtuar. Mattia Zaccagni vodhi mjueshtërisht penalltinë. Kontakt me Handanovic nuk pati, por arbitri kryesor vendosi për penallti dhe Verona ndodhet në avantazh. /abcnews.al