Entella luajti një ndeshje shumë të mirë dhe fitoi 3-0 ndaj Pescarës ditën e sotme, takim i vlefshëm për javën e 15-të të Serie B.
Kjo ishte fitorja e parë në kampionat për vendasit, që e arritën atë ndaj skuadrës së Ledian Memushajt (nuk u aktivizua fare).
Goli i tretë i Entellës ishte shumë i bukur. Minutat shtesë të takimit dhe veprim fantastik akrobatik i Cassio Cardoselli.
22-vjeçari italian, i cili ishte futur në fushë në minutën e 79-të, shfrytëzoi një kros të dhe i surprizoi të gjithë me golin fantastik. /abcnews.al

