VIDEO | Veprim i çuditshëm, çfarë po ndodh me Maradonën?

schedule23:47 - 8 Dhjetor, 2019

schedule 23:47 - 8 Dhjetor, 2019

Diego Armando Maradona vazhdon të befasojë. Ish-futbollisti legjendar argjentinas është tashmë në rolin e trajnerit, në krye të Gimnasia.

Si gjithmonë, Maradona është në qendër të vëmendjes së medieve argjentinase, por dhe në Europë është një nga figurat më të përfolura.

Trajneri u largua disa javë më parë nga Gimnasia, për t’u rikthyer vetëm 48 orë më pas në krye të pankinës. Sot, në takimin kundër Cordoba, Gimnasia fitoi 2-1, por gjatë një momenti kur ndeshja ishte në barazim, Maradona ka bërë një veprim të çuditshëm.

Legjenda argjentinase ndjek me shumë interes një aksion dhe në përfundim, kthehet me shpejtësi mbrapa, duke u rrezuar. Dy ndihmësit e tij shkuan menjëherë për ta ngritur lart. Ky moment, nuk i ka shpëtuar kamerave afër stolit të Maradonës./abcnews.al