Në stadiumin e kukësit ka filluar ditën e djeshme edhe shtrimi i tapetit, proces që mendohet të zgjasë disa ditë. Me shtrimin e fushës mbaron edhe rikonstruksioni i stadiumit të Kukësit “Zeqir Ymeri”.
Për këtë stadium kryeministri Edi Rama ka qenë vazhdimisht i informuar se çfarë po ndodh me stadiumin e verilindorëve. Edhe kësaj radhe nuk kishte si të mundonte një reagim nga ana e tij për shtrimin e tapetit të gjelbërt.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale kryeministri Rama, iu uron ndjekësve të tij një fundjavë të mbarë me pamjet e stadiumit të Kukësit.
“Mirëmëngjes dhe me qilimin e blertë të Stadiumit të Kukësit që përmbyll edhe këtë vepër të re publike në shërbim të komunitetit kuksian, ju uroj një fundjavë të mbarë” – shkruan Rama.
/f.a/abcnews.al