Kosova ka arritur të fitojë sot ndaj Gambias me shifrat minimale falë një supergoli të Arbër Hoxhës, në minutën e 80, që rezultoi të vendoste këtë ndeshje miqësore.
Kosova hyri në fushë me një formacion shumë të ndryshëm dhe thuajse me asnjë emër nga ata që jemi mësuar të shohim në ndeshje zyrtare.
E sotmja i ishte besuar kryesisht lojtarëve të Superligës së Kosovës dhe këta të fundit nuk zhgënjyen. Në minutën e 83-të Gambia humbi penallti me Musa Barrow.
https://streamable.com/i2hj1f
Kosova zhvilloi 4 ndeshje miqësore në këtë fillim muaji dhe arriti të fitojë tre ndeshje, ndaj San Marinos, Maltës dhe Gambias, teksa humbi 1-2 ndaj Guineas. /abcnews.al