VIDEO/ Veliu gjen golin e parë në Turqi, ndëshkon skuadrën e Balotellit

schedule18:20 - 8 Korrik, 2022

schedule 18:20 - 8 Korrik, 2022

Valmir Veliu ka shënuar golin e parë në Turqi, në një ndeshje miqësore që Gaziantep e fitoi 2-0 kundër Adana Demirspor.

Sulmuesi anësori, i blerë nga Llapi, shënoi golin e parë në minutën e 22-të, ndërkohë që në portë nuk ishte Arianet Muric.

Veliu e ka eksperiencën e parë jashtë Kosovës. Ai ka luajtur edhe me përfaqësueset e moshave të dardanëve. / abcnews.al