VIDEO/ “Vazhdoni, jini të pamëshirshëm, hajde”, Robertson kërkon shokëve thellimin e rezultatit

schedule16:25 - 25 Tetor, 2021

schedule 16:25 - 25 Tetor, 2021

Liverpool arriti të mposhtë Manchester United me rezultatin e thellë 5-0, në “Teatrin e Ëndrrave”.

Edhe pse Liverpool shënoi 5 gola brenda 50 minutave, përsëri lojtarët kërkonin të vazhdonin turpërimin e rivalit më të urryer.

Në një video të postuar në Twitter dëgjohet teksa lojtari i Liverpool, Andrew Robertson, u kërkonte shokëve të skuadrës të ishin të pamëshirshëm ndaj United.

Vazhdoni, jini të pamëshirshëm, hajde”, janë fjalët e thënë në video.

Një video e cila ka gëzuar jashtë masë tifozët e “the reds” të cilët janë të kënaqur me mentalitetin e lojtarëve të skuadrës së tyre. /f.a.abcnews.al