Izolimi nga Coronavirusi vazhdon në mbarë botën dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë në këto ditë është të qëndrojmë në shtëpi. Bota e sportit është komplet e pezulluar dhe shumë figura të njohura janë përfshirë në sfida të ndryshme mes tyre, të cilat më pas janë bërë dhe virale.
Në sfidën e letrës higjenike është përfshirë dhe legjenda e Milanit, Ricardo Kaka. Braziliani është nominuar nga një mik i tij, pastor, dhe ai e ka pranuar me kënaqësi ftesën. Fituesit të Topit të Artë përveç xhonglimit të lëtrës higjenike, i është kërkuar të bëjë dhe disa pompa me letrën në kurriz.
Këtë gjë Ricky nuk e ka bërë dot, por në xhonglim klasi është si dikur. Ai e ka postuar videon në “Instagram”, ku ka nominuar dhe dy miq të tij.
“Kur një pastor ju sfidon ty, më mirë të pranoni Craig Groeschel, e pranoj sfidën, por jo të bëj pompa. Tani sfidoj dy pastorë të tjerë, Jose Bruno Rinaldo Luiz de Seixas Pereira”, shkruan Kaka. /abcnews.al
.@KAKA getting in on the #StayAtHomeChallenge!
? Insta: kaka pic.twitter.com/HmW7W1xhvX
— The Sportsman (@TheSportsman) March 25, 2020