Leicester arriti të marrë një fitore shumë të vështirë ditën e sotme ndaj modestëve të Sheffield United me shifrat 2-1. Duke parë Sheffield në vendin e fundit, për Leicester ishte ndeshje e lehtë në letër, por rezultoi të ishte e kundërta në fushë.
Perez kaloi “Dhelprat” në avantazh në minutën e 24-t, por avantazhi i miqve zgjati vetëm dy minuta. McBurnie shënoi në minutën e 26 dhe barazoi shifrat, duke e mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Golat dhe rastet e SHEFFIELD-LEICESTER
I njëjti rezultat mbeti deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Vardy do të shpëtonte skuadrën e tij me një gol me kundërsulm.
Më parë u luajt edhe West Brom-Crystal Palace. Londinezët ftuan me shifrat e thella 5-1, teksa spikatën dygolëshat e Benteke dhe Zaha për skuadrën mike. / abcnews.al