Plot 26 gola në Serie A deri më tani këtë sezon: Ciro Immobile është i pandalshëm. Sulmuesi i Lazios barazoi shifrat kundër Interit, duke çuar rezultatin në 1-1 vetëm pas 5 minutash lojë në pjesën e dytë.
Ishte po vetë bomberi italian ai që fitoi penallti, pas një rrëmuje totale në zonën e Interit. Është “ish”-i i Lazios, De Vrij, ai që shkakton faull brenda zonës dhe penallti pas konsultimit me VAR.
Immobile merr vetë përispër përgjegjësinë për të shënuar nga 11 metra distancë dhe arrin të mposhtë portierin Handanovic, duke e çuar topin në krahun e kundërt.
Serie A, java 24
Lazio – Inter 1-1
Immobile (p) 50′ / Young 44′