VIDEO | VAR ndihmon Albaceten, Rey Manaj heroi

schedule22:53 - 4 Tetor, 2019

schedule 22:53 - 4 Tetor, 2019

Rey Manaj e ka nisur nga stoli (u aktivizua në minutën e 18-të) me Albaceten, por ka qenë vendimtar për skuadrën e tij në triumfin minimal në transfertë kundër Alcorcon. Sulmuesi i kombëtares shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij.

Lushnjari u tregua i saktë nga pika e bardhë e 11-metërshit, që u dha nga arbitri i ndeshjes pasi e pa prekjen me dorë të lojtarit vendas përmes VAR. Për Manajn ky ishte goli i dytë i shënuar në Segunda Division këtë sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!