Teknologjia VAR është bërë pjesë e pandashme e futbollit. Gabimet janë rralluar, edhe pse polemikat nuk mbarojnë kurrë. Një rast i veçantë na vjen nga elita e futbollit brazilian. Luhej ndeshja Cruzeiro-Internacional.
Miqtë udhëhiqnin 0-1 dhe Cruzeiro po sulmonte për të barazuar. Një kontakt në zonën e Internacionalit kalon qetësisht nga lojtarët. Asnjë protestë apo pretendim nga vendasit, ndërkohë që arbitri vrapon për të parë pamjet.
Të gjithë befasohen dhe nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë po ndodh. Gjyqtari kryesor sheh pamjet, rikthehet dhe akordon penallti për Cruzeiron. Festë te vendasit dhe protesta të mëdha nga ekipi mik.
Një “dhuratë” e bukur për lojtarët e Cruzeiros, të cilët e kthejnë në gol me anë të Fred dhe barazojnë rezultatin. Përfundimisht 1-1 me të dy ekipet që ndajnë nga një pikë pas një ndeshje ku VAR-i bëhet protagonist. /abcnews.al
#VARgonha #VAR @CBF_Futebol @Brasileirao
Vídeo 1 – @Cruzeiro x @SCInternacional
Lance polêmico, pênalti maroto, amigo.#VARgonha pic.twitter.com/SP8kG8hXIe— VAR (@VARgonha) October 7, 2019