Liverpool vendosi një rekord një ditë më parë, duke regjistruar 32 ndeshje pa humbje në Premier League. “The Reds” fituan derbin me Everton me shifrat 5-2 dhe vijojnë të jenë të qetë në krye të tabelës së klasifikimit.
Investimet e bëra po japin frytet e veta. Një nga blerjet më të bujshme ka qenë ajo e mbrojtësi Virgil Van Dijk, i cili ka qenë thelbësor në sukseset e Liverpool. Në derbin e djeshëm me Everton ai është filmuar duke tentuar të ndalë Moise Kean me mënyrën e tij.
Në një aksion sulmues të kundërshtarëve, holandezi e kishte të pamundur ta ndalte sulmuesin e Everton që kërkonte të gjuante në portë. Gjithsesi ai e ka bërë një përpjekje origjinale, duke i bërtitur kundërshtarit. Sigurisht synimi ishte shpërqendrimi italianit, i cili nuk ia doli të shënonte në atë aksion. /abcnews.al