Shkëndija e ka nisur shumë mirë pjesën e dytë dhe ia del të gjejë golin e barazimit kundër Tottenhamit, takim për raundin e tretë të Europa League.
Ekipi i Premier League i mbylli 45 minutat e para në avantazh falë goli të Erik Lamelës, ndërsa Valmir Nafiu ka rikthyer baraspeshën në minutën e 55-të.
26-vjeçari nga Tetova shënoi një gol shumë të bukur, falë një goditje potente me të djathtën. Topi në trekëndëshin e Joe Hart dhe festë kuqezi. /abcnews.al