Ernest Muçi i është afruar shumë golit në duelin e djeshëm që Legia Warsaw zhvilloi një ditë më parë kundër Warta Poznan në transfertë.
Sulmuesi shqiptar ishte titullar sërish dhe luajti vetëm në 45 minutat e para. Pas gjysmë ore loje ai kishte mundësinë më të mirë për të realizuar.
https://streamable.com/im5ggi
Muçi tentoi ta çojë topin në rrjetë, por ishte i pafat. Me portierin të mundur, topi u ndal nga shtylla dhe sulmuesi nuk gëzoi dot golin e dytë në kampionat për këtë sezon. /abcnews.al