Myrto Uzuni është rikuperuar dhe rikthehet të shënojë sërish me Ferencvaros, këtë herë në një miqësore kundër Ludogorets.
Beratasi ka realizuar golin e epërsisë për skuadrën e tij pas 23 minutash lojë dhe e bën në një mënyrë të veçantë.
https://streamable.com/zpkdox
Edhe pse nuk shquhet për shtatlartësinë e tij, Uzuni realizon me kokë pas një trehapëshi të bukur.
Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë ka realizuar edhe herë të tjerë, duke e goditur topin me kokë. /abcnews.al