Myrto Uzuni shënon golin e radhës në Hungari. Sulmuesi i kombëtares është kthyer në një nga pikat më të forta të Ferencvaros.
Kampionët në fuqi fituan 0-4 në fushën e Ujpest dhe golin e tretë e realizoi 25-vjeçari nga Berat. Uzuni insistoi gjatë dhe ia doli të dërgojë topin në rrjetë (76′).
Ky ishte goli i gjashtë në kampionat për Uzunin, i cili gjen golin me Ferencvaros prej katër ndeshjesh radhazi. /abcnews.al