Myrto Uzuni ka gjetur golin e radhës me Ferencvaros. Sulmuesi nga Berati dërgoi topin në rrjetë në sfidën shtëpiake ndaj Kisvarda, skuadrës së re të Herdi Prengës (e ndoqi sfidën nga stoli).
Kampionët në fuqi të Hungarisë humbën një penallti në minutën e 12-të, teksa Jelena i dhuroi avantazhin skuadrës mike në fundin e pjesës së parë.
Ferencvaros e nisi shumë mirë fraksionin e dytë të ndeshjes dhe Myrto Uzuni riktheu baraspeshën në minutën e 60-të. 25-vjeçari shfrytëzoi një kros të gjermanit Heister dhe mposhti portierin kundërshtar.
Goli i pestë në kampionat për lojtarin ofensiv të kombëtares shqiptare dhe i teti sezonal duke llogaritur edhe tre rrjetat në Champions League. /abcnews.al