Kamaru Usman konfirmoi se jo më kot është kampion bote në peshën “welter” (71-77 kg) në UFC 245 dhe mposhti Colby Covington në duelin e zhvilluar në Las Vegas. Nigeriano-amerikani u tregua fantastik në një duel që dhuroi emocione të forta.
Usman fitoi me “knock-out” teknik, regjistroi fitoren e 11-të radhazi në UFC dhe fitoi titullin kampion. 32-vjeçari i lindur në Auchi të Nigerisë, është i pari afrikan që ia ka dalë të shpallet kampion bote në artet marciale mikse, teksa numëron 16 fitore dhe vetëm një humbje. /abcnews.al
My favorite video on the internet #UFC245 pic.twitter.com/9zcE8ah14J
— Nathan (@NoMasChenko) December 15, 2019