VIDEO/ Uruguaji fiton por më “kot”, Portugalia merr hak dhe largon “celestet” nga “Katar 2022”

schedule18:12 - 2 Dhjetor, 2022

schedule 18:12 - 2 Dhjetor, 2022

Ka përfunduar me rezultatin 0 me 2, ndeshja mes Ganës dhe Urugajit e vlefshme, për të përcaktuar ekipin e dytë, që do të kalonte në fazën e 1/16-ve, nga grupi H. Edhe pse arriti të fitonte, Uruguaji ngeli jashtë Botërorit, pasi ka shënuar 1 gol më pak se Korea e Jugut në këtë edicion.

Që në fillim loja u duk se do të shkonte në fitoren e ameriko-latinëve, me sulme të shpejta por pa arritur në finalizimin. Në minutën e 20’, Gana do të kishte rastin e parë, ku pas një akordimi të një 11-metërshi, Andre Ayeë nga pika e bardhë e penalltisë do të kishte rastin për të kaluar në avantazh të tijët, por portieri Rochet u tregua i vëmendshëm dhe nuk e la topin të hynte në rrjetën e tij.

Përgjigjja e Uruguajit do të ishte e menjëhershme, ku vetëm 5’  minuta më pas de Arrasceta u kthye në heroin e mbrëmjes, duke shënuar dy herë brenda pak minutave si fillim në minutën e 26’ dhe më pas në 32’, duke krijuar një fije shprese se Uruguaji do të kalonte në fazën tjetër.

Për pjesën e mbetur gjithçka mbeti e pandryshuar, deri sa Korea e Jugut fitoi përballë Portugalisë duke hiptekuar kështu vendin e dytë, me vetëm 1 gol më shumë.

E teksa duket, se Portugalia i ktheu “reston” Uruguajit, pas atij eleminimi, që në fazën e 1/16-ve, Botërorin e kaluar, tashmë Korea e Jugut do të përballet me Brazilin, ndërsa Portugalia ende nuk e ka të qartë se kush do të jetë kundërshtari i saj në sfidën tjetër, në një Botëror ku mund të ndodh gjithçka. /i.m /abcnews.al