Një episod tepër i veçantë ndodhi pak ditë më parë në futbollin e Irlandës së Veriut. Coleraine përballej me Ballymena në gjysmëfinalen e Kupës, por nuk ia doli të siguronte finalen e madhe.
Ndeshja e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe Ballymena u tregua më e saktë në goditjet e penalltive, duke siguruar kualifikimin në finalen e Kupës së Irlandës së Veriut, ku do të diskutojë trofeun ndaj Glentoran.
#BreakingNews #RightNow #EoinBradley took advantage of a hydration break in the semi-final of the Irish Cup against Ballymena United to #urinate / captured by #live television cameras. pic.twitter.com/Z7AxfWvyg3
— Otpornik (@OtporOm) July 28, 2020
Sulmuesi 36-vjeçar i Coleraine, Eoin Bradley i shokoi të gjithë me veprimin e tij. Ai urinoi në fushën e lojës, moment që u kap nga kamerat. Video e tij është bërë virale në rrjetet sociale, teksa “veterani” është pezulluar me gjashtë ndeshje për veprimin e pahijshëm.
Bradley ka reaguar me një status në rrjetet sociale pas kritikave të shumta, aty ku ndër të tjera shkruan: “Po, urinova në fushë, çfarë ka këtu?! Është viti 2020, rrituni pak. Trajtojini njerëzit ashtu siç do t’ju pëlqente të trajtoheshit vetë“, shkruan lojtari irlandezo-verior. /abcnews.al