Nuk mund të kishte mbyllje më të keqe të vitit. “Djajtë e Kuq” të Manchester United kanë zhgënjyer totalisht në “City Ground”, teksa janë mundur me rezultatin e ngushtë, 2 me 1, nga skuadra e Nottingham Forest, në sfidën e vlefshme për javën e 20-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League, si dhe të fundit për këtë vit.
Të gjithë golat e sfidës erdhën në pjesë e dytë të sfidës, ku për vendati topin në rrjetë e çuan, Nicolas Dominguez dhe talenti i skuadrës Morgan Gibbs-White, në minutat 64’ e 82’, ndërsa skuadra e Ten Hag e gjeti golin e nderit, në minutën e 78’-të të sfidës, ku pas një pasimi të Garnacho, “fantazisti”, Marcus Rashford dërgon topin në rrjetë, për të “vulosur” shifrat 2 me 1.
Falë këtij rezultati, “Djajtë” e United mbesin në vendin e 7-të të tabelës, me 31 pikë, pas 20 javëve të para të kampionatit, me 2 pikë më pak se West Ham i vendit të 6-të dhe 1 pikë më shumë se Brighton i vendit të 8-të. Ndërsa, skuadra e Nottingham Forest ngjitet në vendin e 15-të të tabelës, me 20 pikë. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: