VIDEO/ United spektakolar, Bruno Fernandes lideri i ri i “Djajve”

schedule23:11 - 30 Qershor, 2020

schedule 23:11 - 30 Qershor, 2020

Manchester United ka bërë detyrën me Brighton, duke fituar 0-3 në transfertë. “Djajtë e kuq” ushtrojnë presion te skuadra rivale e Chelsea, për të kapur vendin e katërt që të çon në Champions League dhe londinezët tani kanë dy pikë më pak. Gjithsesi kanë një ndeshje më pak.

United tani ka një lider të ri dhe ai është mesfushori Bruno Fernandes. Portugezi ishte ai që i dha qetësinë skuadrës së tij, por ndeshjen e zhbllokoi një talent si Mason Greenwood. Sulmuesi i ri lëvizi bukur në zonë dhe me një goditje perfekte e çoi topin në rrjetë.

Dominimi i United u shpërblye me një tjetër gol në pjesën e parë dhe këtë herë ishte Bruno Fernandes ai që nuk fali dhe e ndëshkoi portierin e vendasve. 0-2 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes, por kjo nuk e frenoi aspak skuadrën e Solskjaer.

Duhej edhe një gol tjetër dhe madje më i bukur se dy të parët. Fernandes dhe Greenwood bashkëpunuan sërish dhe mesfushori nuk fali, duke e ndëshkuar për të tretën herë dhe të fundit skuadrën e Brighton, që në fund doli kokulur nga fusha. /abcnews.al