Avantazhi i skuadrës së Bournemouth kundër Manchester United në “Old Trafford, zgjati pak. Pasi Stainslas kaloi në avantazh miqtë në minutën e 15-të, talenti Mason Greenwood barazoi për “Djajtë” në minutën e 28-të.
Një aksion shumë i bukur nisi nga këmbët e Matic, i cili shërbeu në të djathtë për Rashford. Sulmuesi anglez pason mbrapa për Bruno Fernandes, me fantazistin portugez që sheh të lirë në krahun tjetër Greenwood. E majta e djaloshit, është e pakapshme për portierin mik dhe 1-1 rezultati. 7 minuta më vonë, Rashford shënon me penallti, për të përmbysur shifrat./abcnews.al
Premier League, java 33
Man. United – Bournemouth 2-1
Greenwood 28’, Rashford (p) 35′ / Stainslas 15’