Luhet Sheffield United-Manchester United për javën e 13 të Premier League dhe sfida ka nisur me një gafë fatale të gardianit të “Djajve të Kuq”, Dean Henderson.
Në minutën e pestë ai kishte gjithë hapësirën e duhur për të pasuar për shokët e tij, por dështoi dhe ia dorëzoi topin kundërshtarit.
Sheffield përfitoi në mënyrën më të mirë dhe arriti të tundë rrjetën me McGoldrick. Gafa e Henderson fatmirësisht u shlye më pas, me Marcus Rashford, që tundi rrjetën në minutën e 26 dhe barazoi shifrat.
Pak minuta më pas erdhi edhe goli i avantazhit, me Martial që realizoi përmbysjen e ndeshjes. Jo shumë e vështirë, duke marrë parasysh se Sheffield ka vetëm një pikë deri më tani./abcnews.al