Manchester United nuk ndalet dhe bëhet skuadra e parë në historinë e Premier League, që fiton 4 ndeshje radhazi me diferencë prej tre golash. “Djajtë e kuq” kanë marrë fitoren e katërt radhazi dhe zona Champions është vetëm një pikë larg. Skuadra e drejtuar nga Ole Gunar Solskjaer, triumfoi me rezultatin 0-3 kundër Aston Villa.
Shënuan yjet e skuadrës, Bruno Fernandes, Mason Grenwood dhe Paul Pogba. Mesfushori portugez fitoi një penallti të dyshimtë, që u vendos duke u parë nga VAR dhe më pas e dërgoi në rrjetë. United e pa veten në epërsi dhe më pas duhej edhe një gol qetësie.
Këtë herë mendoi talenti Greenwood, i cili me një goditje të fortë nga jashtë zone ndëshkoi skuadrën e Aston Villa në minutat shtesë të pjesës së parë. Për të vulosur fatet e takimit mendoi Paul Pogba, i cili shënoi edhe golin e tretë dhe United tani mendon për ndeshjen e radhës. /abcnews.al
https://www.facebook.com/premierleague/photos/a.408877845803303/3735668196457568/?type=3&theater