Dy gola, tre pikë dhe vendi i pestë në renditje me 62 pikë, po aq sa ka Leicesteri i një kati më lart (ka golavarazh më të mirë) dhe një më pak se Chelsea, forcë e tretë e Premier League për momentin.
Manchester United shënoi nga një gol për pjesë dhe ia doli të fitonte në fushën e Crystal Palace. Marcus Rashford zhbllokoi shifrat në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, pas një veprimi shumë të bukur në zonë.
Goli i qetësisë për djemtë e Ole Gunnar Solskjaer erdhi në minutën e 78-të. Rashford dhuroi një asist për Anthony Martial dhe sulmuesi francez nuk gaboi përballë portierit vendas.
Përfundimisht 0-2 për “Djajtë e Kuq”, të cilët duhet të fitojnë dy sfidat e mbetura ndaj West Ham dhe “Dhelprave” të Leicester City. Ndeshja tjetër e mbrëmjes, Southampton-Brighton u mbyll në barazim 1-1. /abcnews.al