Ishte nga ato përballje që ia vlente të ndiqej me kërshëri. “Djajtë e Kuq” të Manchester United arritën një fitore të madhe mbrëmjen e kësaj të enjteje, në “Molineux Stadium”, me djemtë e Erik ten Hag, që arritën të mposhtin me rezultatin e ngushtë, 4 me 3, “Ujqërit” e Wolves, në përballjen e vlefshme për javën e 22-të të kampionatit anglez të futbollit, Premier League.
Për vendasit golat erdhën nga Pablo Sarabia, Max Kilman e Pedro Neto, në minutat 71’, 85’ e 95’ të sfidës, ndërsa për “Djajtë” e teknikut holandez, “heronjtë” ishin Rasmus Hojlund, Marcus Rashford, Scott McTominay e “diamanti” i skuadrës, Kobbe Mainoo, me golat e tyre në minutat 5’, 22’, 75’ e 97’-të të sfidës, duke “vulosur” kështu një fitore të madhe.
Falë këtij rezultati, “Djajtë” e United ngjiten në vendin e 7-të të tabelës, me 35 pikë, vetëm 1 pikë më pak se “Çekanët” e West Ham e 3 pikë më shumë se “Bardhezinjtë” e Newcastle, të një vendi më poshtë, ndërsa skuadra e Wolves mbetet në vendin e 11-të të tabelës, me 29 pikë, pas 22 javëve të kampionatit. /i.m /abcnews.al
SHIKONI GOLAT: