Manchester United reagoi pas humbjes në fushën e Watford dhe u rikthye te suksesi në shtëpi. Ekipi i Solskjaer fitoi me “poker” golash përballë të Newcastle, që vinte nga një formë e mirë dhe moment i tillë. Miqtë shënuan të parët.
? 1 Martial ?? pic.twitter.com/VfSwE0HPJp
— joly9n (@joly9nn) December 26, 2019
Longstaff vendosi heshtjen në “Old Trafford” në minutën e 17-të, por vendasit barazuan shpejt dhe përmbysën gjithçka në pjesën e parë. Anthony Martial, Mason Greenwood dhe Markus Rashford ishin autorët e golave, ndërsa ai i talentit 18-vjeçar ishte spektakolar. Martial shënoi një tjetër gol në fillimin e pjesës së dytë dhe vulosi fitoren 4-1.
Mason greenwood Goal #mufc #MUNNEW pic.twitter.com/LMBXLKskDJ
— مخلد ?? (@MedoAyad17) December 26, 2019
Ky triumf e ngjit United në vend të shtatë me 28 pikë dhe diferenca me Chelsea e vendit të katërt, që u mund në shtëpi nga Southampton, është reduktuar në 4 pikë. Ndeshja e radhës luhet pas dy ditësh. “Djajtë e Kuq” do të përballen me Burnley jashtë fushe,. Aty ku do të tentojnë një tjetër sukses. /abcnews.al
Manchester United – Newcastle 4-1
(Martial 24′, 51′, Greenëood 36′, Rashford 41′ / Longstaff 17′)